Bjellorusia refuzon izolimin/ Presidenti: Kura kundër koronavirusit është vodka dhe sauna

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 18:51

Tekksa vendet në mbarë botën kanë mbyllur çdo aktivitet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, presidenti i Bjellorusisë po u kërkon qytetarëve të pinë vodka, të shkojnë në sauna dhe të kthehen në punë.

Një krizë globale shëndetësore ka nxitur qeveritë në mbarë botën të vendosin masa strikte në jetën e përditshme të qindra miliona njerëzve.

Kufizimet variojnë nga bllokime dhe mbylljet e shkollave deri te rregulloret e rrepta për distancimin shoqëror dhe tubimet publike.

Megjithatë, në Bjellorusi, kufijtë mbeten të hapur. Lukashenko ka refuzuar të zbatojë një bllokim në vendin me afro 9.5 milion njerëz. Në Bjellorusi deri tani ka 152 njerëz të infektuar dhe asnjë viktimë.

Në një intervistë Lukashenko u shpreh:

Nuk kemi nevojë të marrim masa drastike. Mund të ndjekim shembullin e Suedisë, askush aty nuk është izoluar me urdhër të shtetit. Mjafton pak vodka nëse nuk jeni duke punuar dhe të shkoni në sauna dy herë në javë. Kaq duhet për të qëndruar të shëndetshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se pirja e alkoolit nuk i mbron njerëzit nga koronavirusi, duke shtuar se duhet të konsumohet gjithmonë e më pak alkol.Ndërkohë në Bjellorusi, jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur, por vazhdojnë të zhvillohen edhe ndeshjet sportive. Në një prej tyre madje, prezent mes tifozëve ishte edhe vetë presidenti.

Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit