‘Veliaj të mos bëjë dallime raciale’, komuniteti rom: Na ndihmoni s’kemi bukë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 17:45

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej Covid-19. Edhe pse thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë komuniteti rom ka protestuar gjatë ditës së sotme, për bukën e gojës.

Komuniteti rom në Tiranë është në ditë më të vështira se kurrë më parë ndoshta. Ata kërkojnë ndihmë nga Bashkia e Tiranës.

Pjestarë të këtëij komuniteti i bëjnë thirrje kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt që mos të bëjë dallime raciale, pasi bëhet fjalë për bukën e gojës. Njëri prej tyre ka thënë:

Ju lutem na ndihmoni se kemi mbetur pa bukë.

Disa prej tyre thonë se kanë ditë pa bukë. Kurse një tjetër është shprehur kështu:

Nuk interesohet për ne asnjë njeri. Kemi mbi 20 ditë që jemi pa bukë me kalamajt.

Pjestarët e këtij komuniteti kërkojnë vetëm që të ndihmohen nga Bashkia e Tiranës në këto ditë të vështira për të mbajtur fyrmën gjallë.

Ata bëjnë apel që t’i ndihmojnë sa më parë, pasi ndryshe nuk mund t’ia dalin dot më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit