49 viktima nga Koronavirusi në Greqi, 1314 të infektuar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 17:53

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, Sotiris Tsiodras njoftoi sot 82 raste të reja personash të infektuar me koronavirus, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1314.

Ai tha se 20 raste të reja u raportuan në mesin e ekuipazhit të një anije lundrimi.

Ai njoftoi po ashtu se kanë humbur jetën edhe 7 persona të tjerë të infektuar duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 49.

Numri i pacientëve me koronavirus të trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv (ICU) arriti në 85, shtoi ai.

Burimi: ekathimerini Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit