Ferguson kërcënon Khabibin: Mos u fshi në Rusi, je ende k*rva ime

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 17:58

Përballja e madhe mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson, është planifikuar të luhet më 18 prill, por ende nuk është e sigurt nëse kjo ndeshje do të zhvillohet apo jo.

Khabib momentalisht është ende në vendlindjen e tij, në Rusi, ku ndodhet prej dy javësh dhe po stërvitet për këtë ndeshje vendimtare në të cilën duhet të mbrojë titullin.

Ditët e fundit është konrmuar lajmi se Rusia ka mbyllur kufinjtë për shkak të coronavirus dhe Khabib duket se ka mbetur i bllokuar aty. Për këtë arsye, Ferguson i ka dërguar një mesazh rivalit rus, duke e thumbuar.

Ai shkruan:

Mos e përdor këtë gjë si një shkak për t’u fshehur në Rusi, 18 prilli po afron. Të kanë dërguar 1 milionë vende për duel, më dërgo mua vetëm një dhe vij aty të të mund. Je ende k*rva ime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit