Gafa e Edi Ramës/ Quan të shenjta fjalët e terroristit të ‘Al Kaedës’

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 15:42

Situata e krijuar në vend prej pandemisë së Koronavirusit duket se nuk ka ndikuar për mirë te Kryeministri Rama i cili po bën gabime njëri pas tjetrit me publikimet e tij në rrjetet sociale.

Disa ditë më parë publikoi një video të filmuar në Algjeri duke thënë se ishtë video e marrë në Spanjë.

Po ashtu pas disa ditësh publikoi në facebook një video me pamje nga Kukësi por ku sipër shkruante: Bulqizë.

Duket se izolimi në vilën në Surrel nuk po i bën mirë Kryeministrit i cili pak orë më parë ka bërë një tjetër ngatërresë.

Ka postuar një thënie me një citim duke shkruar sipër “fjalë të shenjta”.

Absurde sepse ka cilësuar të shenjta fjalët e një terroristi të Al Kaedas Anwar al-Awlaki i cili u vra bashkë me të birin në një sulm me dron nga SHBA.

Duket se Rama e ka kuptuar gafën dhe ka fshirë postimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit