EKSKLUZIVE/ U gjobit 7 mln lekë se theu masat, i riu: E kisha mbaruar karantinën, do takoja prindërit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 15:44

Masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri janë drastike. Lëvizja është me fasha orari dhe gjobat ndaj qytetarëve që thyejnë rregullat edhe për probleme serioze nuk kursehen.

Një kronikë e raportuar disa ditë më parë në një televizion në Shqipëri, tregon kapjen në flagrancë të një qytetari në zonën në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, i cili pas shoqërimit në komisariat nga policia u ndëshkua me një gjobë prej 700 mijë lekë të reja.

Arsyeja e masës ishte për arsye se qytetari kishte thyer rregullat e karantinimit, si person që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia.

Lidhur me ngjarjen, për redaksinë e JOQ ALBANIA, ka komunikuar vetë personi i gjobitur.

Ai shprehet shumë i irrituar me ngjarjen dhe thekson se gjithçka është bërë padrejtësisht.

I riu tregon se është kthyer nga Italia në datën 10 mars, ndërsa arrestimi është bërë në 24 po të këtij muaji.

Praktikisht, 14 ditët e karantinimit kanë kaluar dhe i riu ka qënë në përshtatje të rregullave, por gjoba nuk i është kursyer.

Përveç kësaj, ai shton se i mbyllur prej 14 ditësh kishte mbetur pa asnjë ushqim në banesë dhe prindërit nuk i kishte takuar prej dy vjetësh jashtë Shqipërisë.

Kjo arsye nuk është marrë fare për bazë nga punonjësit e policisë, të cilët në prani të kameras janë sjellë sikur po arrestonin një kriminel të arratisur.

I riu tregon gjithashtu se nuk ka ofenduar asnjë efektiv policie, edhe pse kjo përmendet me të madhe në kronikë.

Ai tani kërkon drejtësi dhe gjoba prej 7 milionë lekësh të vjetra t’I hiqet, pasi është e padrejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit