Gjermania e pushtuar nga koronavirusi, Bundesliga shtyhet deri më 30 prill

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 15:07

Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar ditën e sotme se ka shtyrë të gjitha aktivitetet e tyre futbollistike deri më 30 prill.

Pavarësisht se flitej se nga java e ardhshme, kampionati gjerman do të niste me dyer të mbyllura, DFL i ka vendosur sot vulën duke mbyllur ç'do stadium deri në fundin e prillit.

Ata konfirmuan se për shkak të pandemisë koronavirus, të gjitha aktivitetet futbollistike do të shtyhen zyrtarisht deri në këtë datë.

Megjithatë, kjo nuk është datë përfundimtare.

Nëse përhapja e virusit në Gjermani vazhdon me këto përmasa, atëherë mund të ketë edhe shtyrje të tjera...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit