Kujdestarja e azilit goditet në kokë nga një adoleshent i cili e akuzoi atë se kishte Koronavirus

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 15:16

Një kujdestare e azilit të pleqve u sulmua kur po kthehej për në shtëpi, me agresorin që e pështyu në fytyrë dhe i tha asaj: Ju keni koronavirus.

Kujdestarja beson se ajo ishte shënjestër për shkak të uniformës që mbante veshur, pasi ka patur disa raste sulmesh ndaj punonjësve shëndetësorë të NHS.

Gruaja u godit në kokë dhe u rrëzua në tokë përpara se të gjuhej vazhdimisht dhe të pështyhej.

Dy adoleshentë iu afruan kujdestares me biçikletë dhe adoleshenti i parë e sulmoi atë. Djali i dytë i tha tjetrit të ndalonte gjatë sulmit.

Kjo vjen pasi infermierët e NHS janë këshilluar të mos veshin uniformën e tyre të jashtme dhe të fshehin shenjat e tyre të identifikimit pasi njerëzit i akuzojnë ata për 'përhapjen e koronavirusit'.

Infermierja e NHS, Sama Shari, 33 vjeç, u ndesh me një rrugaç në Withington, në jug të Mançesterit, pas një turni dhjetë orësh në punë.

Hajdutët gjithashtu kanë vjedhur pajisje jetësore nga ambulancat, duke vënë në rrezik jetët e tyre gjatë epidemisë së koronavirusit.

Infermierët po quhen 'përhapës të sëmundjes' dhe po frikësohen nga grabitësit.

Adoleshenti që sulmoi kujdestaren përshkruhet midis moshës 16 dhe 18 vjeç.

Policia e Dorset tha se sulmi ndodhi më 27 mars në Canford Heath, Poole.

Hetuesi për përkrahjen e komunitetit të policisë Chris Hardy tha:

Ky ishte një sulm vërtet i përbuzur dhe viktima beson se ajo ishte në shënjestër sepse ishte e veshur me uniformën saj të punës në një azil pleqsh. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim ata që po ndihmojnë komunitetet tona në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të vendosur për të identifikuar ata që janë të përfshirë dhe po bëjmë një hetim të hollësishëm për ngjarjen. Unë bëj thirrje për këdo që mund të ketë qenë dëshmitar i incidentit ose që mund të ketë ndonjë informacion në lidhje me identitetin e shkelësit, të lutem të kontaktojë policinë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit