Rama e dërgoi në Itali për të luftuar koronavirusin, infermieri punonte pompist në Vorë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 14:46

Dy ditë më parë një grup prej 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën në Itali, për t’iu bashkuar kolegëve të vendit fqinj në luftën kundër Covid-19.

Personeli mjekësor përbëhej nga 10 mjekë dhe 20 infermierë, të cilët tashmë janë vendosur në spitalin civil te Brescias.

Edi Rama deklaroi se mjekët dhe infermierët ishin vullnetarë të cilët kishin aplikuar disa ditë më parë për të ndihmuar në luftën me këtë armik të padukshëm.

Por ditën e sotme mësohet diçka e pazakontë.

Qazim Ismaili, njëri nga 30 “mjekët dhe infermierët” në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit rezulton se është pompist.

Ismaili, deri para disa ditëve vijonte të punonte si pompist në Vorë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë “mjeku”, i cili nuk e ka mohuar se ka punuar pompist.

Por nga një dokument i mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ai është i pajisur me urdhërin e infermierit, për ushtrimin e profesionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit