Plas sherri te “Union Bank”, qytetarët përplasen me punonjësin e bankës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 15:52

Situata emergjente e krijuar prej përhapjes së koronavirusit ka sjellë vështirësi në shërbimet që qytetarët duan të marrin.

Përveçse marrja e shërbimeve është me orar, shihet se edhe gjatë kësaj kohe vërehen një numër i lartë problemesh.

E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, nga disa qytetarë që presin të marrin shërbime në bankë.

Qytetarët shihen teksa qëndrojnë jashtë bankës “Union Bank” duke mbajtur radhën.

Por mesa duket kjo radhë nuk respektohet nga punonjësit e bankës.

Në ambientet e brendshme janë futur persona të përzgjedhur, që janë thirrur me emra, gjë që ka krijuar pakënaqësi te qytetarët e tjerë që presin jashtë derës.

Ata debatojnë me punonjësin në hyrje të bankës, por ai shprehet se personat brenda kanë qënë një ditë më parë.

Një justifikim aspak normal, pasi radha duhet zbatuar për aq kohë sa personat janë pranë bankës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit