Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 13:58
Ish-portieri i Napolit dhe Milanit, Pepe Reina ka qenë një ndër futbollistët e infektuar me koronavirus. Megjithatë, e keqja ka kaluar dhe tani ai ndihet mjaft mirë.
Ka qenë vetë futbollisti i Aston Villa, i cili ka qartësuar gjithë fansat e tij, duke iu treguar për gjendjen shëndetësore që kaloi.
Reina tha:
U izolova sapo kuptova simptomat e para të virusit. Kisha ethe, kollë, dhimbje koke që nuk ikte për asnjë moment. Ndihesha edhe shumë i lodhur. U frikësova shumë kur për 25 minuta më mungoi ajri, dukej sikur gryka më ishte mbyllur dhe nuk mund të kalonte ajri.
Kujtojmë që gjatë gjithë karrierës së tij, Pepe Reina ka luajtur me ekipe të njohura si Liverpooli, Bayerni, Barcelona, Milani, Napoli.. etj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR