Mbajti hapur bar-kafenë dhe lojërat e fatit, arrestohet shqiptari në SHBA

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 14:41

Një 56-vjeçar u arrestua në Brooklyn pasi kishte hapur një lokal të pa licensuar dhe një ambient për lojërat e fatit.

Kjo është një shkelje e ashpër e rregullit të vendosur për mbylljen e bizneseve për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së Koronavirusit.

Policia arrestoi 56-vjeçarin Vasil Pando menjëherë pas orës 11 të ditës së shtunë pasi gjeti dhjetëra persona duke pirë, duke luajtur kumar dhe duke shpërfillur mandatin e distancës sociale në Kings Highway, thanë autoritetet.

Policët u njoftuan për shkeljen përmes një telefonate në numrin 311.

Pando, pronari i lokalit u arrestua për veprën penale shkelje e urdhrit të izolimit të qytetit dhe do përballet me një numër akuzash përfshirë shitjen e paligjshme të alkoolit, promovimin e lojërave të fatit etj.

Arrestimi vjen pasi kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi të dielën se banorët në Nju Jork mund të përballen me një gjobë prej $ 500 për jo distancim shoqëror pasi afro 100 njerëz në qytet vdiqën nga virusi vdekjeprurës në më pak se shtatë orë.

Burimi: nypost.com Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit