“Ku po shkon?!”/ I moshuari: I ka vdekur baba atij, do shkoj “ta uroj”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 15:10

Qveria ka vendosur masën e izolimit çfarë nënkupton se askush nuk mund të dalë nga shtëpia pas orës 13:00 dhe nuk mund të dalë nëse nuk merr më parë një leje online ose përmes telefonit.

Një masë e tillë është edhe më e rreptë për moshat e mëdha të cilët është mirë të mos dalin nga shtëpia për asnjë arsye.

Një qytetar i moshuar është filmuar në Fier pasi ka dalë për të shkuar në një vaki.

Ai ndalohet nga policia dhe pyetet se ku është duke shkuar. Kur i moshuari tregon se po shkon në një vaki, polici i drejtohet:

Hajde ik në shtëpi tani!

Pavarësisht rezistencës, i moshuari detyrohet të kthehet nga rruga për të shkuar në banesën e tij.

Videon e ka sjellë një qytetar në redaksinë e JOQ Albania i cili shkruan:

Aty ishte postblloku i qeverisë për kontollin e qytetarëve për të respektuar orarin e daljes. Ai zotëria ishte duke kaluar dhe polici e pyet ku po shkon. Ai i përgjigjet se po shkonte në një vaki “për urim”. Si përfundim nuk u lejua të kalonte zotëria dhe u kthye në shtëpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit