Në kushte varfërie ekstreme, të moshuarën rrezikon ta zërë banesa brenda

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 13:57

Me situatën e krijuar prej pandemisë së koronavirusit, të shumtë janë qytetarët që vuajnë.

Një ndër shkaqet parësore është edhe mungesa e të ardhurave për të siguruar një furnizim të nevojshëm me ushsqime në këto ditë të vështira izolimi.

Por duket se ky nuk është shqetësimi i vetëm i kësaj të moshuare në fshatin Hekal të Tiranës e cila jeton në një shtëpi thuajse të rrënuar dhe me kushte vërtet të këqia.

Shqetësimin e saj e sjell në JOQ Albania në qytetar i cili ka shkuar t’i japë ndihma ushqimore ndërsa tregon se gruas i nevojitet edhe një dhomë ku mund të jetojë e flejë denjësisht si një njeri.

Mesazhi i qytetarit:

JOQ në fshatin Hekal në Tiranë. Gjyna prej Zotit këta njerëz po i ze shtëpia poshtë. Unë e ndihmova me ushqime pork a nevojë për një dhomë ku të flejë se po e ze shtëpia poshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit