Deputeti shpërthen në akuza ndaj Kinës: COVID-19 u prodhua në Wuhan, kjo është prova!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 13:03

Deputeti i qeverisë në Australi ka bërë një deklaratë e fortë duke akuzuar Kinën se COVID-19 është prodhuar në laborator në Wuhan dhe për këtë duhet të dëmshpërbleje shtetet e prekura.

Deputeti George Christensen tha sot se Kina duhet të mbahet përgjegjëse për koronavirusin i cili ka vrarë pothuajse 38,000 njerëz në të gjithë botën.

Deputeti i referohet një teorie të publikuar sipas tij nga Universiteti i Teknologjisë në Kinën e Jugut, se virusi mund të ketë origjinën në një strukturë kërkimore më pak se 300 metra nga tregu, ku dyshohet se lindi COVID-19.

Në një intervistë në radio deputeti George Christensen, tha se:

Unë e di se kjo është e diskutueshme, por Universiteti i Teknologjisë i Kinës së Jugut hodhi një raport në faqen e tyre dhe u hoq shumë shpet nga interneti. Sipas raportit, koronavirusi e kishte origjinën nga një laborator në Wuhan. Raporti në fjalë kishte mbështetjen e fondacionit të shkencës natyrore të Kinës, por papritmas u zhduk. Ata duhet të paguajnë dëmshpërblim ndaj humbjeve të mëdha që po ndodhin nëpër botë.

Kjo nuk është hera e parë që Kina akuzohet për prodhimin e COVID-19, gjë e cila është hedhur poshtë nga të gjithë studimet shkencore.

Shteti kinez akuzohet më së shumti për fshehje informacioni mbi shifrat e të prekurve dhe viktimave nga COVID-19.

Gjithashtu eskpertët kanë dalë në një zë dhe kanë deklaruar se nëse shteti kinez do të kishte pasur media të lira, koronavirusi i ri, COVID-19, nuk do të ishte shpallur pandemi botërore, dhe do të ishte izoluar vetëm në Kinë.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit