Tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv pozitiv me Covid-19

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 12:58

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot numrin e rasteve të reja nga koronavirusi në Shqipëri. U raportua se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 raste të reja.

Mësohet se tre të infektuar janë kryeinfermierë të spitalit Infektiv.

Kjo e rrit edhe më shumë numrin e të prekurve të personelit mjekësor.

Gjithashtu pak më parë u mësua se shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.

Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit