Regjistrohet viktima më e re nga Koronavirusi në Evropë, një vajzë belge 12-vjeçare

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 12:49

Një vajzë 12-vjeçare belge është bërë personi më i ri në Evropë që vdiq nga koronavirusi.

Mosha e re e vdekshmërisë prej këtij virusi 'është një dukuri shumë e rrallë,' tha zëdhënësi i qeverisë, Dr. Emmanuel Andre, duke shtuar se vdekja e saj ka tronditur mbarë vendin.

Ishte vdekja e parë e një fëmije prej koronavirusit në Belgjikë, e cila tani ka regjistruar gjithsej 705 vdekje nga sëmundja sipas numrit të fundit zyrtar.

Fëmijët zakonisht nuk rrezikojnë jetën nga sëmundja e koronavirusit ndërsa numri më i madh i viktimave është shënuar në moshat e treta.

Para vdekjes së vajzës belge, evropiani më i ri që vdiq nga sëmundja vdekjeprurëse ishte Vitor Godhino, një djalë 14-vjeçar nga Porto në Portugali.

Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit