Ozil: Gjermania të shfrytëzon vetëm kur i duhesh, peng që nuk luajta për Turqinë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 12:14

Para dy vitesh, Mesut Ozil u largua përgjithmonë nga kombëtarja e Gjermanisë, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2014. Nuk ishte një largim i zakonshëm, por plot polemika.

Mesfushori i Arsenalit i ka akuzuar shpesh se këta të fundit nuk kanë treguar respekt ndaj tij.

Së fundmi, Ozil është rikthyer edhe njëherë tjetër të flasë rreth asaj çështje, teksa shprehet i penduar që zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë.

Ai tha:

Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh

Kujtojmë që gjatë karrierës me Gjermaninë, Ozil ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit