LAJMI I MADH/ Preku zemrat e gjithë shqiptarëve, Elvis Naçi mundëson shërimin e 9-vjeçarit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 11:59

Në këto ditë të vështira që Shqipëria po kalon nga përhapja e koronavirusit, një lajm i mirë vjen nga Gjermania.

Elio Rexhmati, fëmija 9-vjeçar i cili kërkoi ndihmën e shqiptarëve, për t’u shëruar nga sëmundja që e mundonte ka dalë me sukses nga operacioni.

Vogëlushi nga Kukësi preku zemrat e të gjithë shqiptarëve të cilët dhuruan plot 100 mijë euro për transplantin e palcës kurrizore në Gjermani.

Lajmi është dhënë nga bamirësi Elvis Naçi, i cili falenderon të gjithë ata që kontribuan në shërimin e Elios.

Ky lajm përveçse na gëzon mbi shëndetin e mirë të Elios, por na jep edhe shprsë për një të ardhme më të mire në këtë peridhë të vështirë që po kalojmë.

Postimi i Naçit:

LAJM I MADH . LAJM MADHESHTOR! SHPERNDAJE! Me leje te Zotit u shpetua nje Jete! Elio sapo ka dale nga operacioni dhe mjeket thone qe cdo gje ka shkuar mire. Babai i Elion na jep lajmin e madh, na gezon pa fund edhe pse ne nje situate jo normale ne gezohemi se bashke shpetuam nje jete... Shqiptaret dhuruan per operacionin e Elios 100.000 euro dhe sonte marrim lajmin e madh, lajmin dhe pergjigjen e lutjeve te mijera shqiptareve. Zoti ju shperblefte nuk kam fjale, vertete kam emocione kur po i shkruaj keto rreshta, ju falenderoj me respekt te vecante, bashke kemi bere dhe do te bejme vepra te medha, Zoti i gjithesise ju ruajt, ju begatofte, ju dhente shendet, largofte nga ju cdo semundje, cdo brenge, cdo hall... Amin! Amin! Amin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit