Lajm i mirë/ Dje 44 sot 52 persona të shëruar nga Koronavirus në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.03.2020, 11:26

Ministria e Shëndetësisë me përfaqësuese zv.ministren Mira Rakacolli ka njoftuar se në vendin tonë ka arritur në 243 numri i personave të infektuar me koronavirus.

Për fat të keq ditën e sotme janë evidentuar më shumë raste pozitive se ditët e kaluara dhe pas testimeve 20 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar prej sëmundjes i shtohen edhe 8 të tjerë duke bërë që numri i personave që pas testeve kanë rezultuar negativ për koronavirusin të shkojë në 52.

Deklarata e zv.ministres, Mira Rakacolli:

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit