Pjesë e Komitetit kundër Covid-19, një tjetër mjek infektohet me koronavirus

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 10:58

Ka shkuar në 3 numri i personelit të Komitetit kundër Covid-19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të prekur nga koronavirusi.

Mësohet se Shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. BW raporton se fatkeqësisht mjeku është infektuar me Covid-19.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Po ashtu drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, rezultoi me koronavirus disa ditë më parë.

Kujtojmë se i pari që u prek nga virusi, brenda radhëve të këtij komuniteti ishte Skënder Brataj, i cili e konfirmoi publikisht dhe lajmin në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit