Lajm për t’u gëzuar! Na mbron 60 vite, vaksina kundër turbekulozit mund t’i japë fund COVID-19

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 10:33

Koronavirusi, COVID-19 ka prekur pjesën më të madhe të botës, duke shkaktuar më shumë se 30 000 të vdekur, ndërkohë vendi më i dëmtuar në jetë njerëzore është Italia, ndërsa më i infektuar është SHBA.

Ndërkohë që në Shqipëri, koronavirusi ka marrë 12 jetë, ndërkohë të infektuar kemi më pak se shtetet fqinje, është hedhur hipoteza nëse vaksina e turbekulozit po na mbron nga një infektim në masë.

Të njëjtën hipotezë, po studiojnë ekspertët në Britani, duke argumentuar se kjo vaksinë e aplikuar edhe në këtë vend, po mbron popullatën nga vdekjet e shumta dhe infektimi në masë.

Vaksina është aplikuar mes viteve 1953 dhe 2005, dhe u injektua në çdo nxënës të shkollës në Mbretërinë e Bashkuar për t'i mbrojtur ata kundër tuberkulozit (TB), një infeksion bakterial i mushkërive.

Por me rënie e infeksionit, kjo vaksinë nuk u aplikua më në masë. Deri tani të paktën 4 vende kanë kërkuar nisjen e studimeve për të parë nëse vërtet kjo vaksinë ka rol ndaj COVID-19.

Studimet tregojnë se vaksina në fjalë nuk është thjeshtë forcuese e imunitetit, sipas Daily Mail ajo riforcon nga fillimi imuntetin tonë duke bërë që trupi të vrasë cdo lloj virusi, ndoshta edhe COVID-19.

Studime të tëra kanë treguar vlerën e madhe të vaksinës kundër turbekulozit në trupin tonë, duke shtuar se kjo vaksinë mund të na ofrojë mbrojtje deri në 60 vite.

Shkencëtarët kanë nisur përdorimin e vaksinës mbi persona të shëndetshëm dhe brenda pak muajve pritet një përgjigje e saktë mbi këto pikëpyetje të mëdha.

Vlen të theksohet se asnjë ekspert nuk kundërshtojnë vlerat e vaksinës së turbekulozit, por ende nuk ka prova të mjaftueshme për të dhënë një përgjigje të saktë nëse na mbron apo jo nga COVID-19, por sipas tyre shanset janë të shumta.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit