Koreja e Jugut po kërcënon me burg personat e dyshuar për koronavirus që thyejnë karantinën pasi qeveria po forcon masat e saj për të frenuar shpërthimin e pandemisë që ka marrë një rritje të madhe në vend.
Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut të mërkurën miratoi legjislacionin për të ndihmuar në luftimin e pandemisë.
Pacientët e dyshuar të cilët qëllimisht shkelin karantinën tani përballen me një vit burg ose me një gjobë prej 8200 dollarësh.
Qeveria gjithashtu mund të kufizojë shpërndarjen e maskave dhe dezinfektuesve në rast të daljes nga shtëpia.
Qeveria do të sigurojë ndihmë financiare për ata që respektojnë karantinimin, për shembull, një familje me katër persona do të merrte rreth 1000 dollarë.
Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur deri më tani në Korenë e Jugut.
Legjislacioni i së mërkurës gjithashtu lejon Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Koresë së Jugut të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë të refuzojë hyrjen e shtetasve të huaj nga zonat e prekura.
Koreja e Jugut ka ndaluar vizitorët e huaj me histori udhëtimi në Provincën Hubei të Kinës, ku filloi shpërthimi.
Burimi: asia.nikkei Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania