Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 31.03.2020, 09:50
Borussia e Dortmundit “thyen” karantinën, teksa lojtarët verdhezi kanë nisur zyrtarisht stërvitjen.
Për të shmangur çdo rrezik në lidhje me përhapjen e Koronavirus, futbollistët qëdrejti do të ushtrohen në grupe të vogla (nga dy), duke punuar në aspektin fizik.
Futbollisti gjerman Emre Can është shprehur i kënaqur që ka zbritur në fushën e blertë.
Ai tha:
Në dy javët e fundit ne kemi qenë të detyruar të punojmë me biçikleta shtëpie, stërvitje në pesha dhe gjimnastikë. Do të dëshiroja të rinisnim kampionatin brenda disa ditësh, por e di që është akoma larg dhe se është e nevojshme të jesh i durueshëm. Puna në grupe të vogla do të na bëjë mirë në ditët në vijim. Nëse qëndrojmë të fortë së bashku, do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë dhe gjërat do të përmirësohen.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR