Prekëse, e moshuara dhuron pensionin e saj për familjet në nevojë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 09:41

Sensibilizimi në këto ditë të vështira që po kalojmë nga përhapja e koronavirusit është i madh.

Shumë fondacione bamirësie, por jo vetëm, i kanë ardhur në ndihmë familjeve në të gjithë Shqipërinë, të cilat janë harruar nga shteti.

Një e moshuar ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, teksa në një video shprehet se do të dhurojë pensionin e saj për disa familje në nevojë.

Një thirrje jo vetëm prekëse, por edhe shprese, pasi tashmë Shqipëria ka nevojë më shumë për të tillë personash.

E moshuara jep në të njëjtën kohë edhe një mesazh ndaj atyre që mundësitë i kanë të shumta, por i mungon zemra e madhe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit