Studiuesit dorëzohen: COVID-19 nuk do të largohet me rritjen e temperaturave!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 09:26

Shpresat se koronavirusi i ri mund të largohet me rritjen e temperaturave, dhe me ardhjen e verës, janë zbehur.

Kjo pasi, studimi i fundit ka vërtetuar se koronavirusi, COVID-19 mund të transmetohet midis njerëzve në temperatura të nxehta, dhe në ambiente të lagështa.

Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Nanjing, Kinë, thonë se 8 persona ishin infektuar me COVID-19 gjatë një banjë noti, sauna, në ujë me temperaturë të nxehtë.

Ekipi i Nanjing vazhdon të deklarojë se COVID-19 mund të ngadalësohet me rritjen e temperaturave, por studimi i fundit është shqetësues.

I infektuari i parë shkoi në një qëndër saune më 18 janar pasi kishte udhëtuar në Wuhan, dhe pikërisht një ditë më vonë ai shfaqi simptomat e COVID-19.

Pacienti në fjalë u diagnostikua më koronavirus, më 25 janar, pasi ua kishte transmetuar atë 7 personave të tjerë me të cilët notoi atë ditë, në temperatura të larta.

Të gjitha simptomat e COVID-19 u shfaqën në të shtatë pacientët, pas gjashtë deri në nëntë ditëve pasi vizituan së bashku qendrën e saunës.

Por jo vetëm kaq, në këtë qëndër u infektua po ato ditë edhe një punonjës.

Të gjithë pacientët dolën pozitivë me koronavirus, COVID-19. Studiuesit, përballë rezultateve të papritura, deklaruan se virusi i ri ka shanse të mos ngadalësohet me lagështinë dhe rritjen e temperaturave, duke dhënë një lajm të keq për shkencëtarët, të cilët po shpresojnë për një ngadalësim në mënyrë që të marrin kohën e duhur për vaksinën.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit