Lajmi i mirë për të pastrehët në Australi, do të akomodohen në hotele me 5 yje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 08:40

Njerëzit e pastrehë në Australi do të zhvendosen nga rruga, në hotele me pesë yje në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit .

Qeveria australiane po planifikon të strehojë njerëz të pastrehë në hotelin Pan Pacific në Perth.

Mësohet se është një numër i madh të patrehësh, të cilët nuk janë në gjendje të izolohen gjatë ‘kërcënimit’ të COVID-19.

Çmimi fillestar për akomodimin në hotelin e Pan Pacific është 170 dollarë për një natë, me dhomat më të shtrenjta që kushtojnë 260 dollarë për një natë.

Gjithashtu programi mund të zgjerohet për të akomoduar viktimat e dhunës në familje dhe ata që vuajnë nga çështje të shëndetit mendor.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit