Donald Trump: Kemi testuar mbi 1 milion amerikanë për COVID-19

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 08:12

Presidenti Donald Trump njoftoi dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar për koronavirus një milion amerikanë. Presidenti e bëri deklaratën në një kohë kur në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe e ka kaluar shifrën 3000, me mbi 164 mijë të testuar pozitivë.

Ritmet e testimit janë shumë të rëndësishme për strategjinë e identifikimit, izolimit dhe kurimit të pacientëve me koronavirus në mënyrë që të vihet nën kontroll epidemia, praktikë e sugjeruar edhe nga kreu i OBSH-së.

Kujtojmë se Trump deklaroi të dielën një zgjatje deri më 30 prill të afatit të masave kundër përhapjes së sëmundjes. Ekspertët shpresojnë se deri më 30 prill me shtimin e ritmit të testimeve, të mund të identifikojnë dhe izolojnë individë të infektuar dhe përmes masave të distancimit social të pengojnë transmetimin e virusit tek persona të tjerë.

Trump u shpreh:

Sot arritëm një moment historik në luftën tonë kundër koronavirusit. Më shumë se 1 milion amerikanë janë testuar, më shumë se çdo vend tjetër deri tani. Askush nuk mund të krahasohet.

Presidenti foli edhe për masat që po ndërmerr qeveria federale, duke mobilizuar institucionet federale, përfshirë edhe ushtrinë në mbështetje të shteteve të goditura më rëndë. Javën e kaluar presidenti kishte shprehur shpresën që të rihapë një pjesë të aktivitetit ekonomik deri në mes të prillit.

Ndërkohë, specialistët parashikojnë 100 mijë dhe ndoshta më shumë të vdekur nga epidemia.

Burimi: Usatoday | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit