Itali, 39-vjeçari me koronavirus shërohet me ilaçin remdesivir

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.03.2020, 07:34

Një pacient 39-vjeçar i infektuar me koronavirus në spitalin "Sant'Anna e San Sebastiano" në Caserta u rikuperua pas trajtimit me Remdesivir, një ilaç i cili, në ato pak raste ku është përdorur deri më tani, ka dëshmuar të jetë efektiv në luftimin kundër armikut të padukshëm. Ky rast është trajtimi i parë i përfunduar në jug të Italisë.

Antivirali, i cili është në dispozicion falas nga kompania farmaceutike Gilead, nuk është ende në treg.

Në bashkëpunim me Aifa dhe ministrinë, po aktivizohet një protokoll i cili parashikon përdorimin e gjerë të tij. Remdesivir kohët e fundit është testuar te pacientët me Covid-19 në 12 qendra, duke filluar nga ata me një shkallë më të lartë të infeksionit.

Në listë përfshihen, spitali Sacco në Milano, Poliklinika e Pavisë, spitali i Padovës, ai i Parmës dhe Spallanzani i Romës.

Paolo Maggi , drejtor i njësisë komplekse operative të sëmundjeve infektive të spitalit Caserta dhe profesor i universitetit Vanvitelli, shpjegon:

Pacienti pozitiv me Covid -19 u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv , ai u trajtua për disa ditë me Remdesivir, në kombinim me ilaçe të tjera anti-hiv dhe antimalari. Shkalla e tij u përmirësua ndjeshëm, e më pas rezultoi negativ.

Burimi: Larepubblica | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit