A ndikon vaksina e tuberkulozit ndaj koronavirusit? Flet imunologu Sulçebe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 01:36

Mjeku i specializuar në fushën e imunologjisë, Genc Sulçebe, ka folur mbrëmjen e së hënës në emisionin "Opinion", në lidhje me situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Duke iu referuar ecurisë në Kinë, Sulçebe tha se kulmi i koronavirusit në Shqipëri do të jetë maksimumi në fund të prillit, ndërsa në qershor do fillojë të ulet kurba e rasteve të reja.

Ai foli edhe për vaksinën e tuberkulozit, për të cilën tha se ka hipoteza se mund të ndihmojë në kurimin e koronavirusit.

Mjeku Sulçebe theksoi se vaksina e tuberkulozit bën një farë stimulimi të sistemit imunitar, të disa qelizave specilivike që stimulojnë veprimit e sistemit imunitar brenda në qelizë ku është dhe virusi Covid-19.

Megjithatë, sipas tij kjo gjë duhet të konfirmohet nga institucionet kompetente.

Pjesë nga intervista:

Sa mendoni se do të zgjas izolimi?

Mendoj se duhet të shikojmë eksperiencën kineze, pra aty filloi epidemia në dhjetor u rrit në janar në shkurt arriti maksimumin dhe në mars filli të bjerë. Këtu filloi në mars po rritet gradualisht, do arrij maksimumin në fund të prillit dhe në qershur do filloi të ulet. Unë mendoj se masat që janë marr tek ne janë të ngjashme me ato kineze. Në rastin tonë me 3 milionë banorë është më e lehtë. Unë mendoj se ne kemi arritur të ulim kurbën, pra nga mal në kordër dhe e kemi sheshuar në mënyrë që mos kemi dyndje në spitale. Por, e kemi shtrirë në kohë. Në krahasim me Italinë dhe Spanjën sigurisht është më mirë dhe në rajon jemi më mirë se vendet e tjera. Pra, masat e kanë bërë efektin e tyre.

Ka disa persona që janë vaksinuar për rrubeolën dhe turbekulozin janë më imun ndaj koronavirusit?

Bëhet fjalë vetëm për turbekulozin. Është observim i vjetër në fakt, është vënë re se vaksina e tuberkulozit bëjnë një farë stimulimi të sistemit imunitar, të disa qelizave specifike që stimulojnë veprimin e sitemit imunitar brenda në qelizë ku është dhe virusi. Kjo është vërtetuar dhe në praktikën klinike.

Cila është fasha të popullatës në Shqipëri janë vaksinuar për turbekulozin?

Aktualisht në Shqipëri është vaksinimi i detyruar i fëmijës, pra që kur lind fëmija vaksionohet.

Janë vaksinuar dhe në kohën e komunizmit?

Po! Që nga vitet ‘60 ka filluar vaksinimi në Shqipëri. Unë mendoj që ky imunitet që ka marrë populli shqiptar ka një farë vlere, por kjo është një hipotezë që duhet të konfirmohet. Duke pasur parasysh që bëhet në përsalindje ka një efekt 10 deri në 20 vjet. Nuk ka efekt për turbekulozin, por nuk dihet.. pikërisht nxitja që i bën sistemit imunitar mund të ketë një ndikim indirekt ndaj koronavirusit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit