Pipero apel shqiptarëve: Bëni durim, respektoni këshillat e mjekëve dhe masat e vendosura

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 31.03.2020, 01:00

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Mjeku Pëllumb Pipero ka folur në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë prej Covid-19.

Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se nëse masat respektohen nga qytetarët, në javën e dytë të muajit prill do të ketë një ulje të rasteve me Covid-19 në vendin tonë.

Po ashtu ai ka thënë se të gjithë qytetarët duhet bëjën durim dhe të respektojnë të gjitha masat e vendosura. Më tej mjeku ka thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Fjala e tij:

Tashmë kemi hyrë në javën e katërt. Për mendimin tim, në rast se rastet janë gjurmuar hap pas hapi, rastet e reja me shifra 11, 15 apo 13, janë trend pozitiv brenda të keqes së madhe që ka kjo epidemi. Java e dytë e prillit do të flasë shumë. Në rast se gjurmimi i rasteve vijon me kujdes dhe nëse qytetarët vazhdojnë të respektojnë masat e qeverisë dhe këshillat e mjekëve, unë besoj se java e dytë e prillit do të na gjejë në fillim të thyerjes së kurbës.

Kurse për mënyrën se si po mjekohen pacientët, ai ka thënë se janë respektuar skemat e mjekimit më të përparuara që janë zbatuar edhe në Kinë, Itali dhe vendet e tjera.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit