Koronavirusi, shërohen edhe tetë pacientë të tjerë në Shqipëri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 01:03

Janë shëruar plotësisht edhe tetë pacientë të tjerë me koronavirus në Shqipëri.

Pacientët e shëruar pritet të lënë spitalin gjatë orëve në vijim, për t'iu nënshtruar karantinës në shtëpi.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e tetë pacientëve të tjerë gjatë orëve të fundit.

Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 52.

Kujtojmë këtu që të hënën u konfirmuan 11 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 223.

Fatkeqësisht, mbrëmjen e së hënës u shënua edhe viktima e 12-të e koronavirusit në Shqipëri.

E ndjera ishte një 82-vjeçare nga Tirana, e cila ndërroi jetë në spitalin Infektiv, ku ndodhej prej një jave e shtruar.

Ajo vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit