Mariglen Llapushi është vogëlushi 14-vjeçar nga Gramshi me të cilin jeta është treguar e padrejtë.
Që kur ai ishte vetëm 1-vjeç, babai i tij braktisi nënën e tij, duke i lënë në mes të katër rrugëve.
Por vuajtjet për vogëlushin nga Gramshi nuk do të ndaleshin këtu, pasi 14 ditë më parë nëna e tij ndërroi jetë ende pa mbushur 42-vjeçe, për shkak të leucemisë.
Për 13 vite. Marigleni së bashku me nënën dhe gjyshen kanë jetuar me qira në një dhomë të vetme, ku qiranë e paguanin çdo fundvit.
Përveç dhimbjes së humbjes së nënës, 14-vjeçari duhet të përkujdeset edhe për gjyshen 82-vjeçare, e cila vuan nga disa sëmundje.
Vogëlushi 14-vjeçar duhet të përballet edhe më vështirësitë ekonomike.
Ai rrëqeth me fjalët e tij, teksa shprehet mes lotësh se nuk e zë gjumi gjatë natës, pasi ka frikë se mos vjen qiraxhiu dhe e nxjerr jashtë, pasi s'ka ta paguajë qiranë.
Fjalët e tij drithëruese janë:
Marigleni është nxënës i klasës së tetë dhe merr nota të mira. Ai po përballet edhe me një tjetër dramë, pasi tashmë mësimi po zhvillohet online për shkak të koronavirusit, por ai në telefonin e tij s'ka ofertë dhe është i detyruar të qëndrojë në dritare, ku mundohet të marrë Wi-fi nga një familje aty pranë.