Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Një nga thirrjet që u është bërë shpesh shqiptarëve është që të respektojnë higjenën dhe të lajnë shumë shpesh duart me sapunë.
Madje kyreministri Edi Rama mbajti edhe një ‘leksion’ live në Facebook se si lahen duart me sapun. Por disa nga banorët e Durrësit do të duhet të vuajnë edhe mungesën e ujit.
Me anë të një njoftimi operatori i Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar do të ketë mungesë me funizim të ujit, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe.
Zonat që do të vuajnë mungesën e ujit janë Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjese e Shkozetit.
Njoftimi i plotë:
Mesa duket edhe në këto kohë shumë të vështira disa nga banorët e Durrësit do të vazhdojnë të vuajnë për një pikë ujë.