Flet nga Breshia mjeku shqiptar: Mosha mesatare e të vdekurve është mbi 79 vjeç

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 23:20

Gjendja në Itali paraqitet e rënduar prej Covid-19. Mjeku shqiptar Julian Balla që jeton në këtë vend ka treguar se si paraqitet situata aty.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve në Breshia është ulur, por jo numri i viktimave. Po ashtu ai ka shtuar se mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 79 vjeç.

Mjeku ka vazhduar më tej:

Ka 3 ditë që numri i të infektuarve është në rënie, ky është një lajm shumë i mirë. Ndërsa numri i viktimave jo. Ky është lajm dramatik, duke tronditur opinionin në Itali dhe më gjerë. Besoj se kjo i detyrohet faktit që është një popullsi shumë e vjetër në moshë. Brezi i goditur është nga mosha 79 vjeç e sipër, kjo është mosha mesatare e të vdekurve.

Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancën sociale dhe higjenën personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit