Britania e Madhe pritet të rihapë shkollat përgjatë pushimeve të Pashkëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 02:07

Ashtu si çdo gjë tjetër, edhe shkolla janë mbyllur për shkak të pandemisë. Që prej datës 20 mars, në Britani është pezulluar mësimi dhe të gjitha shkollat janë mbyllur. Por, ditën e sotme, qeveria i ka kërkuar zyrtarisht shkollave të qëndrojnë të hapura përgjatë pushimeve të Pashkëve. Megjithatë, hapja e tyre nuk ka të bëjë me vazhdimin e vitit shkollor.

Kjo kërkesë ka ardhur si nevojë për të mbështetur qindra vullnetarë dhe punonjësit e shërbimit shëndetësor. Përgjatë pushimeve të Pashkëve, shkollat që do të rihapen, do të kujdesen pikërisht për fëmijët e këtyre punonjësve. Fëmijët do të shkojnë në shkollën më të afërt me shtëpinë e tyre, e cila jo domosdoshmërisht duhet të jetë shkolla që ata frekuentojnë përgjatë vitit shkollor.

Mësuesi Nick Gibb është shprehur:

Mësuesit po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë luftë. Të gjithë janë angazhuar të japin kontributin e tyre për të luftuar pandeminë. Duke ndihmuar punonjësit e shëndetësisë, duke mbajtur fëmijët e tyre në shkollë, ne po ndihmojmë pacientët e infektuar të kenë të gjithë ndihmën e nevojshme. Po bëjmë maksimumin për të ndihmuar fëmijët të kalojnë këtë periudhë të vështirë, të mbushur me frikë. I jemi mirënjohës vullnetarëve dhe punonjësve të shëndetësisë dhe ky është minimumi që mund të bënim për ta.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit