Vijon të rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Greqi.
Autoritetete helene raportojnë se numri total i viktimave ka shkuar në në 43.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona nga Covid-19 në shtetin fqinj.
Rastet e konfirmuara me koronavirus në Greqi janë 1212, ku 56 prej të cilëve rezultuan pozitiv gjatë orëve të fundit.
Mosha mesatareve e viktimave është 71-vjeç. 32 nga viktimat janë burra dhe mbi 90% e tyre kanë rezultuar me sëmundje të tjera, ose ishin mbi 90-vjeç.
Deri më tani, 72 pacientë janë shtruar në spital, ku 14 prej tyre janë gra, ndërsa pjesa tjetër janë burra.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar plotësisht pesë pacientë në Greqi.
Burimi: Protothema|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania