Punëtorët mbeten pa bukë dhe pa ujë, policia përdor gaz lotsjellës për t’i larguar nga rruga

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 00:42

Policia në Indi ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë punëtorësh migrantë. Ata kundërshtonin bllokimin tre-javor kundër koronavirus, i cili i ka lënë pa punë dhe të uritur. Ministri Narendra Modi urdhëroi 1.3 miliardë njerëz të qëndronin brenda shtëpisë deri më 15 prill, duke deklaruar se një izolim i tillë ishte shpresa e vetme për të ndaluar pandeminë.

Por izolimi ka shkaktuar një krizë humanitare, me qindra mijëra punëtorë të varfër migrantë të punësuar në qytete të mëdha si Delhi dhe Mumbai kërkojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre në fshat me këmbë pasi humbasin punën e tyre. Shumë prej tyre kanë ecur me ditë të tëra, disa me familje duke përfshirë fëmijë të vegjël, në autostradat e shkreta, duke patur me vete shumë pak ushqim dhe ujë. Rreth 500 punëtorë u përleshën me policinë duke kërkuar që të lejohen të shkojnë në shtëpi në pjesë të tjera të Indisë sepse kishin mbetur pa punë.

Zv.Komisari u shpreh:

Policia u përpoq t'i bindë ata se nuk është e mundur të lëvizin,pasi autobusët ose trenat nuk janë të disponueshëm. Megjithatë ata nuk u bindën dhe filluan të gjuanin me gurë. Për këtë arsye u detyruam të përdorim gazin lotësjellës. Disa prej punëtorëve u arrestuan, për shkak të shkeljeve të urdhrave të policisë.

Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit