Koronavirusi/ Mjeku Kalo-shqiptarëve: Mos përdorni antibiotikë, s’janë karamele

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 22:56

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Mjeku Tritan Kalo u ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të përdorin antibiotikë, pasi nuk janë karamele. Këtë gjë mjeku e ka thënë me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu ai ka shkruar se duhet të respektohen këshillat e mjekëve. Gjithashtu ai ka shkruar se shqiptarët duhet të respektojnë distacimin social dhe të ushqehen si duhen.

Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen. Gjendja vazhdon të jetë shumë e rënduar në Itali.

Gjendja po rëndohet nga koronavirusi edhe në Spanjë dhe në Francë.

Postimi i tij:

Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….Vetëm një pjesë e tyre mundet të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore…. Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë ne na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….Antibiotikët/Antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….Nëse nuk janë të domozdsohmë përse po përshkruhen ato???....Me durim dhe besim reciprok ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit