Operoi 18-vjeçaren me koronavirus nga Lezha/ Mjeku flet për gjendjen e saj shëndetësore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 22:40

Një vajzë 18-vjeçare nga Lezha që rezultoi pozitive për Covid-19 iu nënshtrua operacionit për apendesitin. Së fundmi ka folur mjeku që kreu operacionin e 18-vjeçares nga Lezha.

Kirurgu Ylber Vata ka thënë se vajza është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ndërhyrja kirurgjikale u krye në Senatorium nga kirurgu Ylber Vata dhe ekipi i tij. Mjeku ka thënë për ‘ora news’:

Është operuar të shtunën një gjimnaziste nga Lezha. Spitali rajonal i Lezhës e kishte dërguar pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” sepse gjyshja e saj me të cilën jetonte, ishte infektuar me COVID 19. Erdhi në spital, ne kemi qenë të përgatitur se raste të tilla me COVID pozitiv dhe që do kenë nevojë për ndërhyrje kirirgjikale do t’i kryenim. Kishte apendesit akut dhe kërkonte ndërhyrje urgjente. Interventi ishte i suksesshëm dhe u zgjidh në mënyrën e duhur.

Ndërkohë në vendin tonë rastet me të infektuar me Covid-19 janë rritur nga dita në ditë. Po ashtu vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën dhe distancimin social.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit