Mesfushori i Juventusit “braktis” karantinën dhe del të bëjë pazar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30.03.2020, 22:31

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniç nuk e ka duruar dot gjatë izolimin, Futbollisti boshnjak, ka lënë karantinën për të blerë ushqime, ku e ka shoqeruar gjithashtu shoku i tij, Suljkanoviç Muhamed.

Ishte vetë Miralem Pjaniç që tregoi se ka dalë për pazar, duke postuar një video bardhezi në Instagramin e tij, ndërsa ruan edhe distancën me mikun e tij.

Pas situatës tepër të vështirë të krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, e cila është vendi më i goditur në botë me mbi 10.000 viktima, Miralem Pjaniç mori leje te klubi dhe shkoi në vendilindjen e tij, Bosnje Hercegovina.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit