Britania e Madhe zyrtarizon marrëveshjen me linjat ajrore për të rikthyer qytetarët e bllokuar në shtetet e tjera

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2020, 00:34

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ka thënë se qeveria është duke punuar për të ndihmuar britanikët e bllokuar jashtë vendit, pasi kanë arritur një marrëveshje prej 75 milion £ me linjat ajrore për të ndihmuar mijëra qytetarë të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Janë të shumtë qytetarët që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë koronavirus. Raab shpjegoi se qeveria ka arritur një marrëveshje me kompanitë ajrore për të kthyer njerëzit në shtëpi, duke filluar nga kjo javë.

Në konferencën e sotme të koronavirusit, Raab tha:

Ne e dijmë që një numër i madh udhëtarësh janë përpjekur të kthehen në shtëpi. Qindra mijëra tashmë e kanë bërë këtë, por shumë udhëtarë nuk kanë arritur të kthehen në shtëpi. Ne e kuptojmë situatën e vështirë në të cilën ata gjenden. Unë dua t'i siguroj që kjo qeveri, qeveria e tyre, po punon për tërë kohën për të mbështetur, këshilluar dhe ndihmuar udhëtarët britanikë të kthehen në shtëpi.Do të ketë një kompani të dedikuar për menaxhimin e udhëtimit, me 75 milion paund investim për të realizuar këto fluturime. Do të kenë përparësi të moshuarit dhe personat me nevoja mjekësore.

Ai këshilloi njerëzit që të kontrollojnë kanalet e mediave sociale të ambasadave të huaja të vendit ku ndodhen, ku do të drejtohen për fluturime të mundshme.

Një njoftim për shtyp i botuar sot tha që Virgin, easyJet, Jet2 dhe Titan Airways tashmë kanë nënshkruar një 'memorandum mirëkuptimi të negociuar nga Sekretari i Jashtëm dhe Sekretari i Transportit', me British Airways që thotë se do të punojë me qeverinë për të kthyer njerëzit në shtëpi.

Linjat të tjera gjithashtu pritet të bashkohen me iniciativën.

Në vazhdim, Raab tha:

Kjo është një kohë e vështirë për shumë qytetarë britanikë që udhëtojnë jashtë vendit. Ne kemi punuar tashmë me linjat ajrore dhe qeveritë për të mundësuar që të kthehen në shtëpi në fluturime komerciale.Kur fluturimet komerciale të mos realizohen dot, do të realizojmë fluturime me charter që kemi organizuar përsëri nga Kina, Japonia, Kuba, Gana dhe Peru.

Burimi: LadBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit