Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 22:25
Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Raportohet se pacientja 82-vjeçare L.M., nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.
Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
E moshuara ishte e shtruar prej 5 ditësh në spitalin Infektiv. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë dy ditëve të fundit.
Ajo vuante edhe nga disa sëmundje të tjera, si astma bronkiale, hipertensioni dhe podagra.
Njoftimi i Ministrisë:
Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. 82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR