Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka treguar se me çfarë po kurohen pacientët në Spitalin Infektiv.
Në një lidhje direkte për emisionin "Open", mjeku i njohur tha se ka filluar trajtimi i pacientëve me klorokinë.
Sipas tij, klorokina ka rezultuar e suksesshme në disa vende të tjerë, ndërkohë që prej disa ditësh ka ardhur edhe në Shqipëri.
Ai tha:
Kujtojmë këtu që numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 223.
Deri më tani, në vendin tonë kanë humbur jetën 11 persona nga Covid-19, ndërkohë që numri i të shëruarve ka shkuar në 44.
Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, ku katër prej tyre ndodhen në terapi intensive.