Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, për të kaluar këtë situatë të vështirë. Disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ata persona që thonë se janë në kushte të vështira i quan militantë. Një qytetar nga Lezha tha për “News 24” se Bashkia nuk e kishte ndihmuar.
Por Ndreu qytetarin në fjalë e ka quajtur militantë partiak dhe se kategori të tilla nuk ndihmohen. Këtë gjë Ndreu e ka thënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Mes rreshtash ai ka shkruar se është turp që i kanë zgjatur mikrofonin burrit, që tha se nuk e kishin ndihmuar.
Postimi i plotë.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën personale.
