Disa shtete evropiane kanë refuzuar pajisjet kineze të prodhuara për të luftuar koronavirus. Mijëra teste dhe maska mjekësore janë nën standartet e kërkuara ose të dëmtuara, sipas autoriteteve në Spanjë, Turqi dhe Hollandë.
Ministria e Shëndetësisë hollandeze njoftoi se kishte porositur 600,000 maska për fytyrën.
Pajisjet kishin mbërritur nga një prodhues kinez në 21 mars, dhe tashmë ishin shpërndarë në ekipet mjekësore.
Zyrtarët holandezë thanë që maskat nuk përshtateshin dhe se filtrat e tyre nuk funksionojnë ashtu siç ishte menduar, edhe pse kishin një çertifikatë cilësie.
Pjesa tjetër e mjeteve nuk u shpërnda tek mjekët dhe nuk do të përdoren.

Qeveria e Spanjës ndeshi probleme të ngjashme me testet e porositura nga një kompani kineze.
Ajo njoftoi se kishte blerë qindra mijëra teste për të luftuar virusin, por zbuloi në ditët në vijim se gati 60,000 prej tyre nuk mund të përcaktonin me saktësi nëse një pacient ishte i infektuar apo jo.
Ambasada Spanjolle në Kinë ka thënë se kompania që i ka prodhuar, nuk kishte një licencë zyrtare nga autoritetet mjekësore kineze për të shitur produktet e saj.

Turqia gjithashtu njoftoi se disa komplete testimi të porositura nga ndërmarrjet kineze nuk ishin aq të sakta, megjithëse thoshte se rreth 350,000 prej testeve funksionuan mirë.
Akuzat për pajisjet e dëmtuara vijnë pasi kritikët paralajmëruan se Kina mund të jetë duke përdorur shpërthimin e koronavirusit për të çuar më tej ndikimin e saj.

Në një postim, Josep Borrell paralajmëroi:
Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania