Humbja e nuhatjes, simptoma e Covid-19 që përmendet shumë pak

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 22:41

Deri më tani simptomat më të njohura të Covid-19 janë kolla, tepmeratura e lartë, vështirësia në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor. Mirëpo, ka edhe një simptomë tjetër, e cila është përmendur shumë pak.

Bëhet fjalë për humbjen e nuhatjes, gjithmonë në rastin kur nuk i keni hundët e bllokuara.

Kjo është një simptomë shumë e zakonshme e këtij virusi, pavarësisht se është përmendur shumë pak. Më shumë se dy të tretat e pacientëve me koronavirus në Gjermani dhe 30% e të infektuarve në Korenë e Jugut,kanë humbur nuhatjen.

Claire Hopkins, thotë:

Humbja e nuhatjes si pasojë e Covid 19, është e ndryshme nga ajo që mund të ndjeni nëse keni një ftohje normale apo thjesht bllokim hundësh. Kur jeni të ftohur ose keni bllokim hundësh, ndjeni edhe ngushtimin e tyre sa herë që merrni frymë. Por, kur jeni të infektuar nga koronavirus, hundët janë të lira. Juve thjesht nuk arrini të ndjeni aromat e ndryshme.

Burimi: Telegraph|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit