Rama e pranon se e-Albania është dështim: Nesër nuk ka sanksione

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 21:34

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Ndërsa së fundmi kryeminstri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për vështirësitë që kanë ndeshur qytetarët në portalin e-Albania për të aplikuar për lejen digjitale.

Po ashtu Rama ka thënë se ditën e nesërme nuk do të ketë saksione për qytetarët që do të dalin për të bërë pazar. Më tej ai ka deklaruar se nesër Policia e Shtetit do jetë e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet.

Rama ka thënë:

Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet, duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhin dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës.

Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar higjenën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit