Rusi/ Shtohen me shpejtësi rastet e reja, Moska ashpërson masat kundër koronavirusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.03.2020, 23:29

Teksa koronavirusi i cili ka vrarë më shumë se 33,000 njerëz vazhdon të përhapet në të gjithë botën, Rusia ka rritur masat e saj për të parandaluar përhapjen e tij.Ditën e sotme në Rusi janë konfirmuar 302 raste të reja, duke e çuar numrin zyrtar të të infektuarve në 1836. Deri më tani, në Rusi kjo është dita me më shumë raste të reja, që prej përhapjes së Covid 19.

Shumica e rasteve të reja në Moskë ishin njerëz të moshës 18 deri në 40 vjeç. Teksa numri i të prekurve tejkaloi 1.000 përgjatë fundjavës, dita e sotme e gjeti Moskën në karantinë. Sipas dekretit, banorët e Moskës do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar kujdes urgjent mjekësor si dhe për të bërë blerjet elementare.

Urdhri për izolim do të zbatohet për të gjithë banorët pa marrë parasysh moshën. Nga dita e sotme Rusia gjithashtu ka mbyllur kufijtë, për të frenuar përhapjen e virusit. Masa do të hyjë në fuqi në të gjitha pikat e kontrollit të automjeteve, hekurudhave dhe këmbësorëve, dhe do të zbatohet në kufijtë detarë të Rusisë.

Burimi: TheMoscowTimes|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit