Punon në Spanjë, mjeku shqiptar: Situata është dramatike, në ditë ndërrojnë jetë mbi 450 persona

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30.03.2020, 21:19

Gjendja në Spanjë paraqitet tej e rënduar prej Covid-19. Mjeku shqiptar, Kita Sallabanda që jeton aty ka folur në lidhje me situatën në Spanjë.

Ai ka thënë se situata në Spanjë është shumë dramatike. Gjatë fjalës së tij, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë higjenën.

Mjeku më tej ka thënë së kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi.

Fjala e tij:

Situata në Spanjë është dramatike. Kemi shumë të sëmurë, në ditë ndërrojnë jetë mbi 450 persona, spitalet janë në kolaps edhe shërbimi i emergjencës po ashtu. Ne po vazhdojmë të luftojmë edhe punojmë për ata që janë me këtë virus, por edhe të tjerët.

Po ashtu ai ka thënë që Shqipëria mos të arrijë në gjendjen, ku është Spanja duhen bërë vetëm këto gjëra sipas tij:

Higjienë personale, larje duarsh dhe vetizolim. Është e vetmja rrugë me të cilën ne mund ta përballojmë këtë virus, që Shqipëria mos të kthehet as një Itali edhe as një Spanjë e dytë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit